Aksident tragjik në Lushnje, dy të vdekur

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 09:23 | Nga

Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Fier-Lushnje.

Policia bën me dije se mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të dy personave të aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se shofer ishte F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia sqaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme