Ankohet Boiken Abazi: Po na i vjedhin votat

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka akuzuar partinë Socialiste për vjedhje dhe shpallje të pavlefshme të votave të tij.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kanë evidentuar këto raste dhe se do t`i bëjnë publike gjatë ditës së sotme.

Reagimi i plotë:

Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.
Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.

Të ngjashme