Antitrupat bien për pesë muaj edhe pas dy dozave të vaksinës kineze, Sinopharm

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Doza e tretë e vaksinës kineze, Sinopharm kundër coronavirusit rrit nivelin e antitrupave, të cilat zvogëlohen disa muaj pas marrjes së dozës së dytë, tregoi një studim i kryer në Kinë.

Studimi, i cili ende nuk është konfirmuar nga shkencëtarë të tjerë, u botua në një kohë kur doza e tretë e vaksinës po u jepet grupeve të rrezikut në Kinë, nga frika se mbrojtja do të dobësohet me kalimin e kohës, shkruan zëriamerikës.

Niveli i antitrupave pesë muaj pas rivaksinimit me Sinopharm bie me 70 për qind në krahasim me nivelin e arritur katër javë pas dozës së dytë të vaksinës, sipas një studimi në të cilin morën pjesë punonjësit e shëndetësisë.

Por një javë pas dozës së tretë, përqendrimi i antitrupave rritet përsëri. Rezultatet e studimit nuk tregojnë, megjithatë, sesi doza e tretë ndikon në variacone të ndryshme të virusit.

Vaksinat e tjera coronavir gjithashtu dobësohen me kalimin e kohës, kështu që prodhuesit e tyre kanë sugjeruar që të jepet një dozë e tretë. Megjithatë, disa shkencëtarë thonë se nevojiten më shumë të dhëna për të ditur nëse nevojitet një dozë e tretë apo jo.

Pas dozës së tretë të vaksinës Sinopharm, përgjigja qelizore ndaj virusit përmirësohet, thuhet në hulumtim, dhe shton se përgjigja qelizore është gjithashtu më e rëndësishmja për mbrojtjen afatgjatë kundër virusit.

Të ngjashme