Arrestohen vrasësit e shqiptarit në ishullin grek

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia greke ka arrestuar dy persona në ishujt Syros dhe Ios, të dyshuar për vrasjen e një shqiptari që punonte në një dyqan frutash në ishullin e famshëm, Mykonos.

Sipas medias greke naxostimes.gr, një 56-vjeçar vendas dhe një i huaj 21 vjeçar u arrestuan në Syros dhe Ios, ndërsa policia iu gjeti edhe cigare kanabisi.

Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur për policinë greke, pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafik droge dhe u dërgua edhe në burg, nga ku u doli në vitin 2015 dhe u kthye në Mykonos.

Ai u qëllua më 26 korrik teksa po shkonte me një furgon në Vothonas. Dy persona me një motor skuter me skafandra iu afruan e qëlluan me armë zjarri, me breshëri 34-vjeçarin.

Pasi u qëllua me armë zjarri, shqiptari dërgua në Qendrën Shëndetësore Mykonos për ndihmë të parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku edhe ndërroi jetë.

Mediat raportojnë se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës.

Të ngjashme