Austria në bisedime për të blerë një milion doza të vaksinës Sputnik V

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Austria është në bisedime me Rusinë për të blerë një milion doza të vaksinës ruse kundër COVID-19 të njohur si Sputnik V, vaksinë që ende nuk është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kancelarit austriak Sebastian Kurz, raportojnë mediumet austriake.

Kurz është duke u kritikuar nga partitë opozitare pasi Qeveria e tij nuk ka blerë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit siç ka mundur të bëjë me skemën e Bashkimit Evropian për blerje kolektive.

“Nuk duhet të ketë pengesa gjeopolitike sa i përket vaksinave. Gjëja e vetme që duhet të llogaritet është nëse vaksina është efikase apo jo”, ka thënë Kurz në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij.

Ai ka thënë se është në bisedime me Rusinë dhe se Moska i ka ofruar për shitje një milion doza të vaksinës Sputnik V deri në prill.

Sputnik V është aprovuar në 58 shtete nëpër botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme