Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën, ndër prioritetet e qeverisë maqedonase

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Autostrada Shkup-Bllacë, që lidhet me Kosovën, do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe Rebalanci i Buxhetit aspak nuk do të ndikojë mbi dinamikën e ndërtimit, sepse NPRRSH nga viti 2013 nuk është shfrytëzues buxhetor.

Këtë sot e theksoi ministri i Financave Dragan Trevdovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp në Qeveri për propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2018, raporton “Koha” e Maqedonisë.

“Autostrada Shkup-Bllacë është një ndër prioritetet të cilat tentojmë t’i realizojmë si Qeveri. Për momentin përgatitet dokumentacioni teknik, ndërsa kërkuam edhe financim për ndërtimin e autostradës nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me çfarë i ndërmarrim të gjitha aktivitetet që të realizohet”, theksoi Trevdovski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme