Babai sulmon në gjykatë mjekun që i ngacmoi seksualisht vajzat e tij

Miçigan | 02 Shk 2018 | 20:29 | Nga

Babai i tri vajzave që ishin ngacmuar seksualisht nga mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-së, Larry Nassar, tentoi që ta sulmojë atë fizikisht gjatë seancës gjyqësore, por ai u ndalua nga policia.

Nassar është shpallur fajtor nga gjykata e Miçiganit për ngacmime dhe sulme seksuale ndaj vajzave gjimnaste, që merrnin pjesë në garat olimpike.

Ai ka marrë 175 vjet burgim për abuzimin seksualisht të 160 femrave.

Pamjet janë publikuar nëpër mediet e huaja ku ai shihet derisa tenton ta sulmojë mjekun e duke thënë “Më jepni vetëm një minutë kohë me të”.

Të ngjashme