Basha: Ka bashkim të demokratëve dhe socialistëve, por kundër Ramës

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Nga Kombinati, ku vijoi fushatën elektorale, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish Edi Ramës i cili një natë më parë la të hapur bashkëpunimin me kreun demokrat.

Basha u shpreh se demokratët dhe socialistët janë bashkuar tashmë, por kundër Edi Ramës i cili, sipas tij, e ka pranuar humbjen më 25 prill.

“Demokratë e socialistë, ne jemi bashkuar për të votuar numrin 9 më 25 prill. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Koha e tij ka mbaruar. Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike”, tha Basha./ A2 CNN

Të ngjashme