Basha kujton masakrën e Srebenicës: PD rezolutë në Kuvend për ta dënuar atë dhe gjenocidin serb në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës.

Basha ka bërë të ditur se partia e tij në Kuvendin e Shqipërisë do të paraqesë një rezolutë e cila do të dënoj gjenocidin në Serbrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë” është shprehur Basha.

Të ngjashme