BE-ja nuk i vazhdon kontratat me “AstraZenecan” dhe “J&J”, pas skadimit

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian ka vendosur të mërkurën që të mos i vazhdojë kontratat e sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 të kompanive “AstraZeneca” dhe “Johnson and Johnson”.

Komisioni Evropian, në pajtim me liderët e shumë shteteve, ka marrë vendim që kontratat aktuale me dy prodhuesit e vaksinave të mos vazhdohen më, pasi që atyre t’u skadojë afati në fund të këtij viti. Brukseli zyrtar pritet që të përqendrohet në vaksinat e “Pfizerit’ dhe “Modernas”.

Komisioni Evropian ka njoftuar se është duke i mbajtur të hapura të gjitha opsionet, me qëllim që të jetë gati për fazat e reja të pandemisë për vitin 2022 dhe më tej.

Komisioni është duke e pritur një qëndrim të kompanisë “Johnson and Johnson” në lidhje me vonesat e papritura të shpërndarjes së vaksinave nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme