BE-ja nxit shtetet ta heqin pezullimin e udhëtimeve nga Britania

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

27 shtetet e Bashkimit Evropian do të tentojnë të koordinojnë kufizimet për lidhjet me Britaninë, pasi disa shtete kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë pas alarmimit për një variant të ri të koronavirusit, shkruan BBC.

Sot, Komisioni Evropian i ka rekomanduar shtetet t’i heqin kufizimet dhe të lejohet rifillimi i udhëtimeve esenciale.

Por, shtetet e BE-së janë të lira të vendosin rregullat e veta në kontrollet kufitare dhe mund të vazhdojnë me politikat e veta.

Franca dhe Britania po mundohen të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund përçarjeve në Kanal.

Varianti i ri i koronavirusit duket se është më lehtë të përhapet, por nuk ka shenja momentalisht se është më vrasës.

Gati të gjitha shtetet anëtare të BE-së po i bllokojnë udhëtarët nga Britania.

Komisioni Evropian i ka rekomanduar shtetet anëtare të lejojnë personat të udhëtojnë në shtetin e tyre ku banojnë nëse ofrojnë një test negativ për COVID-19 apo vetizolohen. Por thuhet se udhëtimet joesenciale nuk inkurajohen.

Po ashtu është thënë se stafi i transportit, si shoferët e kamionëve, duhet të përjashtohen nga gjitha kufizimet e udhëtimeve dhe nga testimi i detyrueshëm.

Rekomandimet do t’i dërgohen ambasadorëve të BE-së më vonë të martën dhe shtetet anëtare do të shqyrtojnë të adoptojnë rregullat e reja. Por, megjithëkëtë, shtetet me gjasë do të vazhdojnë me politikat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme