Biden fitues? Reagon ekipi i fushatës së Trump: Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Joe Biden duket se është në rrugën e duhur për të fituar Pensilvanian – dhe presidencën së bashku me të – por ekipi i fushatës së Donald Trump reaguar rreth deklarimeve të fundit.

“Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”, ka thënë Matt Morgan, këshilltari i përgjithshëm i fushatës, në një deklaratë.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, “projeksioni i rremë i Joe Biden si fitues bazohet në rezultatet në katër shtete që janë larg përfundimtares”.

Në realitet, Biden aktualisht është me 264 vota elektorale bazuar në rezultatet e shpallura nga AP.

“Kishte shumë parregullsi në Pensilvani, duke përfshirë ato ku zyrtarët e zgjedhjeve të parandalojnë vëzhguesit tanë ligjorë vullnetarë që të kenë qasje kuptimplote në vendet e numërimit të votave”, ka thënë më tej Morgan.

“Më në fund, presidenti është në rrugën e duhur për të fituar Arizonën plotësisht, pavarësisht nga ‘shpalljet’ e papërgjegjshme dhe të gabuara për Biden.

Të ngjashme