Biden kërkon nga aleatët e G7-ës që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden, në ditën e dytë të Samitit të G7-ës u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyrueshme dhe për abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut në provincën e Xinjiang-ut.

Liderët e G7-ës po ashtu do të angazhohen për një plan të ri në ndalimin e pandemive të ardhshme.

Masat përfshijnë edhe shkurtimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve për Covid-19 nën 100 ditë.

Është kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili po e mban një mbledhi treditore në një resort bregdetar në Gjirin Carbis në Cornëall.

Të ngjashme