Biden nuk arrin të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pasi gjen derën mbyllur

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Zonjën e parë, Jill, kanë pasur ca momente të sikletshme në Ditën e Inaugurimit.

Kjo pasi që dyert kryesore të 1600 Pennsylvania Avenue nuk qenë të hapura për ta – një shkelje protokollare si pasojë e pushimit nga puna të kryeportierit të Shtëpisë së Bardhë pak orë para inaugurimit.

I pari i Amerikës u ngjit shkallëve bashkë me gruan e tij dhe provuan ta hapin derën, por ajo nuk hapej.

Biden rri nja dhjetë sekonda i hutuar para derës, dhe më pas kthen kokën kah anëtarët tjerë të familjes.

Si duket dikush brenda e ka parë gabimin dhe menjëherë ka nxituar që ta hapë derën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme