Bideni reagon pas gjyqit të Trumpit: Demokracia është e brishtë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “demokracia është e brishtë” pas lirimit nga akuzat të ish-presidentit, Donald Trump, gjatë fundjavës.

Në gjyqin historik për herë të dytë, Trump u lirua nga akuza për nxitjen e sulmit vdekjeprurës në Kapitolin e SHBA më 6 janar, raporton Independent.

“Ky kapitull i trishtuar në historinë tonë na ka kujtuar se demokracia është e brishtë”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar disa orë pasi Senati nuk arriti të fitonte votë për supermajoritet.

“Demokracia gjithmonë duhet të mbrohet. Duhet të jemi gjithnjë vigjilentë. Kjo dhunë dhe ekstremizëm nuk ka vend në Amerikë”, shtoi ai.

Vota finale ishte 57:43, duke nënkuptuar që Senatit i munguan dhjetë vota për ta fajësuar ish-presidentin, në procesin e dytë të “impiçmentit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme