Bideni zgjedh William Burnsin në krye të CIA-së

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, e ka zgjedhur veteranin e diplomacisë, William Burns, drejtor të CIA-s në administratën e re.

Ish-ambasador në Rusi dhe Jordani, Burns ka karrierë diplomatike prej 33 vjetësh në Departamentin e Shtetit nën presidentët republikanë dhe demokratë.

Ai është ngritur në majat e diplomacisë amerikane, duke u zgjedhur edhe zëvendës-sekretar i Shtetit para se të pensionohej në vitin 2014 për ta drejtuar një grup të pavarur të mendimit që merrej me paqen dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Burnsi nisi vjet të shkruante shkrime, që ishin jashtëzakonisht kritike ndaj politikës së jashtme të administratës së Donald Trumpit.

Burnsi ishte përshkruar nga presidenti i zgjedhur si “diplomat shembullor”, me të cilin ndante bindjen e thellë se “inteligjenca duhet të jetë jopolitike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme