Blick: 100 mijë zviceranë nënshkruajnë peticionin kundër vaksinimit të detyrueshëm

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Gazeta e njohur zvicerane “Blick”, raporton se 100 mijë zvicëran kanë nënshkruar peticioni i cili ndalon vaksinimin e detyrueshëm anti-covid në këtë vend.

Nismëtarët e nismës “ndalo vaksinimin” kanë mbledhur më shumë se 100,000 nënshkrime. Ata kërkojnë që askush të mos vaksinohet kundër vullnetit të tyre.

Sipas të gjitha gjasave, popullsia zvicerane së shpejti do të votojë për vaksinimin e detyrueshëm.

Konkretisht, nismëtarët e Lëvizjes Zvicerane të Lirisë (FBS) duan që “ndërhyrjet në integritetin fizik ose mendor të një personi” të jenë të mundshme vetëm nëse pajtohen ata.

Për më tepër, njerëzit që refuzojnë një vaksinim ose të ngjashme nuk duhet të përjetojnë ndonjë “disavantazh shoqëror ose profesional”.

Nismëtarët përfshijnë figura të njohura si komediani Marco Rima dhe Këshilltarja Kombëtare e SVP, Yvette Estermann.

Deri më tani, në Zvicër, askush nuk lejohet të vaksinohet kundër vullnetit të tij. Nuk ka vaksinim të detyrueshëm.

Këshilli Federal mund ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm vetëm për grupe të caktuara – për shembull punonjësit e shëndetit, raporton më tej Blick, transmeton Periskopi.

Të ngjashme