Blinken: Duhet respektuar sovraniteti i Ukrainës, Rusia t’i japë fund veprimeve të rrezikshme

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se që të dyja shtetet mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa ka pasur mesazhe edhe për Rusinë.

Blinken, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka shkruar se “Rusia duhet t’i japë fund veprimeve të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, shkruan Gazeta Express.

“Kënaqësi që bisedova me ministrin e Jashtëm francez sot, me të cilin diskutova për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Rusia duhet t’i japë fund veprimeve të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme