Borell dhe Varhelyi pas dënimit të Mlladiqit: Lavdërimi i kriminelëve kundërshton vlerat e BE-së

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari Oliver Varhelyi kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas ridënimit të kriminelit të luftës Ratko Mladiq nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara.

Ata thanë se dënimi ndaj tij i jep fund një gjykimit kryesor në historinë e fundit të Europës për krime lufte, përfshirë gjenocidin, i cili ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Duke kujtuar ata që humbën jetën, ngushëllimet tona më të thella janë me të dashurit e tyre dhe ata që mbijetuan. Ky gjykim do të kontribuojë në ngushëllimin e të gjithë atyre që vuajtën. BE pret që të gjithë aktorët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor të demonstrojnë bashkëpunim të plotë me gjykatat ndërkombëtare, të respektojnë vendimet e tyre dhe të pranojnë pavarësinë dhe paanësinë e tyre”.

Borell dhe Varhelyi ka thënë se mohimi i gjenocidit, revizionizmi dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane.

Ata shtuan se vendimi i sotëm është një mundësi për udhëheqësit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rajon për të nderuar viktimat dhe për të promovuar një mjedis që i shërben pajtimit dhe për të kapërcyer ato që la lufta pas.

“Ky është një parakusht për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe thelbësor për rrugën e saj në BE”.

“Gjykatat ndërkombëtare dhe vendore në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë misionin e tyre për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit dhe familjarëve të tyre. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”.

Të ngjashme