3000 ushtarë amerikanë në Poloni, Rusia i sheh si kërcënim

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 17:32 | Nga

Mbërritjen e më shumë se 3000 trupave amerikane në Poloni, Rusia e sheh si kërcënim ndaj sigurisë së saj.

Forcat e dislokuara janë pjesë e përpjekjes së presidentit Barack Obama për t’i ofruar garanci shtesë aleatëve të NATO-s, të shqetësuar nga sjellja gjithmonë e më agresive e Moskës.

Ky është përforcimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Evropë prej dekadash të tëra. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov i tha BBC-së se, kjo lëvizje kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë.

“Është një vend i tretë që po shton praninë ushtarake në kufijtë tanë me Evropën dhe nuk është as shtet evropian”, u shpreh Peskov.

Më shumë se 80 tanke dhe qindra autoblinda kanë mbërritur tashmë në Gjermani, prej nga do të dërgohen në Evropën Lindore.

Brigada e blinduar amerikane do të kryejë gjithashtu stërvitje në shtetet baltike, edhe kjo pjesë e reagimit të Obamës ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe tentativës për të qetësuar partnerët nervozë të Aleancës së Atlantikut Verior.

Plani është që forcat ushtarake të ndërrohen me rotacion çdo nëntë muaj. Dërgimi i tyre vjen vetëm pak ditë përpara ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron ngrohjen e marrëdhënieve me Moskën.

U.S. Army vehicles cross the Polish border in Olszyna, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017 heading for their new base in Zagan. First U.S. troops arrive in Zagan in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

U.S. Army vehicles cross the Polish border in Olszyna, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017 heading for their new base in Zagan. First U.S. troops arrive in Zagan in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

American soldiers attend a official welcome ceremony for the US troops in Zagan, Poland, Thursday, Jan. 12, 2017. First U.S. troops arrived at the Zagan base in western Poland as part of deterrence force of some 1,000 troops to be based here and reassure Poland that is worried about Russia's activity. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme