6 viktima nga shembja e hotelit në Kinë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona kanë vdekur nga shembja e një hoteli në Quanzhoi të Kinës, i cili po përdorej si hapësirë për izolimin e personave të dyshuar si të infektuar me coronavirus. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Emergjencave.

Hoteli filloi të shembej të shtunën në mbrëmje. Autoritetet deri më tani i kanë nxjerrë nga rrënojat 43 persona.

Prej tyre, gjashtë janë konfirmuar të vdekur, 36 janë dërguar për trajtim në spital, ndërsa një nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe është liruar.

Autoritetet ende janë duke i kërkuar 28 persona të tjerë, të cilët besohet se ndodhen nën rrënoja, njoftoi kjo ministri.

Mediet shtetërore raportuan se pronari i hotelit është marrë në pyetje nga policia.

Raportohet se kati i parë i hotelit ishte duke u rinovuar në kohën e shembjes, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme