60% e rumunëve duan bashkimin e vendit me Moldavinë

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Gjashtëdhjetë për qind e rumunëve deklaruan miratimin e tyre për bashkimin me Republikën e Moldavisë, ndërkohë që 27% e kundërshtuan, sipas një sondazhi të ”Avangarde”, publikuar dje, transmeton ATSH raportimin e Agerpresit.

Sipas kompanisë së sondazheve ”Avangarde”, pyetjes ”A jeni personalisht dakord apo jo me bashkimin e Rumanisë me Republikën e Moldavisë?”, 59 u përgjigjën ”po”, 27% ”jo” dhe 14% ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Po sipas këtij sondazhi, 85% e qytetarëve u përgjigjën se ishin krenarë që ishin rumunë, tetë për qind ”jo” dhe shtatë për qind ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Të pyetur se cilët ishin fqinjët më të ngushtë të Rumanisë, 49% thanë Hungaria, 19% Ukraina, 14% Moldavia, 11% Serbia dhe 4 % Bullgaria.

Ky sondazh u realizua gjatë datave 15-17 nëntor, me 807 persona dhe me marzhë gabimi 3,2%.

Të ngjashme