Administrata e Trump-it do të dominohet me njerëz të afërt me Putinin

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:13 | Nga

Trump ka shprehur haptazi një simpati të fortë për presidentin rus – ai pritet të zgjedh një sekretar shteti me lidhje direkte me ktë të fundit dhe një zëvendës të tij që ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

(Ndryshe.net) – Rex W. Tillerson, shefi i Exxon Mobil, marrëveshjet e të cilit në fushën e energjisë e kanë zhytur atë në politikën ndërkombëtare që nga Jemeni në Rusi, pritet të jetë sekretar i shtetit nga presidenti i zgjedhur Donald J. Trump.

Zoti Tillerson ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir V. Putin, të cilin ai e njeh për më shumë se dy dekada. Rusia ka shpërblyer zotin Tillerson me Urdhrin e Miqësisë në vitin 2013, një vit para se marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë u futën në një ngrirje të thellë për shkak të sjelljes ruse në raport me Ukrainën dhe okupimit të Krimeas.

Marrëdhëniet me Rusinë vetëm sa janë përkeqësuar pasi që shërbimet amerikane të informimit kanë përcaktuar edhe formalisht se Rusia kishte bërë veprime që ndihmuan Donald Trump të zgjedhjet president.

Tillerson, pa ndonjë përvojë në diplomaci jashtë sektorit të energjisë, do të trashëgojë këto problem. Ai po ashtu do të përballohet me vendimin nëse do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë, të cilat ai i ka kritikuar si shkaktar të humbjeve të kompanisë së tij, Exxon, përndryshe investuese në Rusi.

Marrëdhëniet e tij me Rusinë sigurisht se do të vihen në fokus të Senatit gjatë dëgjimit të tij.

Senatori John McCain, republican nga Arizona, that ë shtunën se lidhjet e Tillerson me Putin janë një çështje brengosëse. “Do të më duhet ta studio këtë situatë”, tha ai për Fox News, duke shtuar se “Vladimir Putin është një barabë, një ngacmues dhe vrasës, dhe kushdo që e përshkruan atë ndryshe nga kjo thjesht gënjen”.

Suksesi i Tillerson në biznes krijon një vlerë të madhe në sytë e Trump, i cili jep një rëndësi qenësore këtij faktori së bashku me lojalitetin ndaj tij. Ai do të jetë një nga disa biznesmenë të mëdhenj në administratën e Trump.

Tillerson u takua me Trump për më shumë se dy orë të shtunën në Kullën Trump në New York dhe dy këshilltarët kryesor të presidentit të zgjedhur, shefin për strategji, Stephen K. Bannon, dhe dhëndërrin e Trump, Jared Kushner, të cilët mësohet se i kanë thënë presidentit të zgjedhur se “Tillerson është një ligë krejtësisht tjetër nga opcionet tjera”.

Mirëpo, Trump njihet si njeri lunatik dhe mund të ndryshojë mendim para vendimit të tij final. Mes njerëzve tjerë të përmendur kanë qenë Mitt Romney, i nominuari republikan për president në vitin 2012, dhe senatori Senator Bob Corker nga Tennessee, aktualisht shef i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Si zëvendës sekretar të shtetit Trump është duke e marrë në konsiderim John R. Bolton, një figurë ekstreme konservative, po ashtu i njohur për kritikat e deritanishme të SHBA-së në Ballkan. Ai njihet me qëndrimin e tij kundër bombardimeve të forcave Serbe nga NATO dhe kundër “ndarjes së Serbisë”, siç e quan ai pavarësinë e Kosovës.

Nëse zgjedhet  Tillerson do të ketë punë me shumë liderë botërorë që ai përballoi gjatë punës së tij në Exxon, por me një agjendë tepër të ndryshme. Përveç një Rusie përherë e më agresive ai do të përballohet edhe me luftën në Siri, e cila vitin e fundit ka konsumuar shumë nga puna e sekretarit aktual të shtetit, John Kerry, një Kinë që po shton pretendimet në jug të Detit Kinez, dhe një Kore të Veriut përherë e më afër aftësisë për të prodhuar një raketë nukleare që mund të arrijë ShBA-të.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme