Aktivisti anti-qeveritar bjellorus gjendet i varur në Ukrainë, nisin hetimet për vrasje

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Një aktivist bjellorus që jetonte në ekzil në Ukrainë u gjet i varur në një park pranë shtëpisë së tij në Kiev të martën dhe policia ukrainase nisi një hetim vrasjeje.

Vitaly Shishov, i cili udhëhoqi një organizatë me bazë në Kiev që ndihmon Bjellorusët që ikin nga persekutimi, ishte raportuar i zhdukur nga partneri i tij të hënën pasi nuk arriti të kthehej në shtëpi pasi që kishte dal për vrap.

Policia tha se po merrte në konsideratë mundësinë e vetëvrasjes ose të një vrasjeje të organizuar për t’u shfaqur si vetëvrasje, raporton Reuters.

Shishov ishte gjetur me gërvishtje në hundë dhe gju, por ishte shumë herët për të përcaktuar nëse ai ishte sulmuar, tha shefi i policisë kombëtare të Ukrainës Ihor Klymenko në një konferencë.

Shishov, 26 vjeç, ishte ndjerë nën mbikëqyrje të vazhdueshme që kur u largua nga Bjellorusia vitin e kaluar pasi mori pjesë në protestat anti-qeveritare, thanë kolegët e tij. Ai ishte paralajmëruar për kërcënimet e mundshme, duke përfshirë rrëmbimin ose vrasjen, përcjell Klankosova.tv.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë parajsë ekzili për Bjellorusët gjatë goditjes nga Presidenti Aleksandër Lukashenko pas zgjedhjeve të diskutueshme vitin e kaluar. Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar dhe figurat kryesore të opozitës ose janë në burg ose jetojnë jashtë vendit.

Të ngjashme