Aleatët e Navalny thirrje rusëve të mos votojnë Putin në zgjedhjet e kësaj jave

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Rusi ato kanë të ngjarë të jenë më pak të lira që kur Vladimir Putini erdhi në pushtet 21 vite më parë. Partia e tij pritet të sigurojë një fitore pavarësisht rënies së popullaritetit të saj.

Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny u kanë bërë thirrje rusëve të votojnë për Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare këtë javë, pjesë e një fushate e cila synon ti marrë pushtetin partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Aktualisht partia në pushtet mban tre të katërtat e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit dhe dominon jetën politike ruse.

Këto lëvizje janë nga të paktat mundësi që Navalnyit i kanë mbetur i cili aktualisht po vuan dënimin në burg që nga janari nën akuzat e vjetra për evazion fiskal, të cilat ai dhe disa qeveri perëndimore i shohin si të motivuara politikisht. Në prag të zgjedhjeve, Putin miratoi paga më të larta për personelin ushtarak. Ai u zotua për masa të ngjashme për pensionistët.

Kritikët e Kremlinit thonë se ky vendim erdhi për të rritur mbështetjen për Rusinë e Bashkuar megjithëse ato janë mohuar.

Mungesa e vëzhguesve të zgjedhjeve ka alarmuar politikanët e opozitës. Muajin e kaluar, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, njoftoi se nuk do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet ruse për herë të parë në gati tre dekada për shkak të “kufizimeve të mëdha” të vendosura nga autoritetet ruse ndaj misionit të saj.

Rusët do të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen midis 17 dhe 19 Shtatorit.

Të ngjashme