Bashkëpartiaku i Trumpit kërkon që ai të rrëzohet menjëherë nga pushteti: Ka rënë në nivel çmendurie

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Një senator tjetër republikan ka bërë thirrje për rrëzimin e Donald Trump të dielën, duke e akuzuar presidentin për zbritjen në “çmenduri” për nxitjen e tij të një turme mbështetësish që shkatërruan Capitol Hill-in e SHBA-së në trazirat vdekjeprurëse të së mërkurës.

Senatori i Pensilvanisë, Pat Toomey foli ndërsa demokratët përgatiteshin të futnin artikuj të fajësimit kundër Trump në Dhomën e Përfaqësuesve të hënën dhe një sondazh i ri zbuloi se shumica e amerikanëve besojnë se ai duhet të hiqet nga pushteti para se Joe Biden të betohet për ta zëvendësuar atë.

“Sjellja e Presidentit pas zgjedhjeve ishte jashtëzakonisht e ndryshme nga sjellja e tij para se të binte në një nivel çmendurie dhe të merrej me një aktivitet që ishte absolutisht i paimagjinueshëm dhe i pafalshëm”, tha Toomey për CNN.

“Sjellja ishte e egër. Dhe duhet të ketë përgjegjësi. Unë mendoj se presidenti e ka skualifikuar veten e tij për të mos shërbyer më kurrë në detyrë”.

Një listë në rritje e republikanëve e kanë kritikuar Trumpin për inkurajimin e kryengritjes. Toomey u bëri jehonë thirrjeve nga senatorja e Alaskës, Lisa Murkowski kundër presidentit.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të përgatitur të prezantojnë artikuj të fajësimit të hënën, duke e akuzuar Trumpin për “rrezikimin e madh të sigurisë së Shteteve të Bashkuara” dhe institucioneve të tyre.

Deri tash, asnjë president i SHBA-së nuk është hequr nga detyra përmes fajësimit. Presidenti raportohet të jetë duke përgatitur mbrojtjen e tij ligjore.

Përpjekjet për të aplikuar amandamentin e 25-të të kushtetutës amerikane, i cili parashikon heqjen e një presidenti të gjykuar të paaftë dhe zëvendësimin e tij nga zëvendëspresidenti, duket se nuk do të kenë sukses.

Disa republikanë kanë bërë thirrje që Trump të japë dorëheqje dhe ta lë Pence që ta zëvendësojë për pjesën e mbetur të mandatit, duke i bërë jehonë vendimit të ish-presidentit të SHBA-së, Richard Nixon për t’ia dorëzuar pushtetin Gerald Ford më 1974. Trump dhe Pence thuhet se nuk kanë folur që nga trazirat në Capitol Hill.

Dy të tretat e Senatit duhet të votojnë që një president të fajësohet dhe të hiqet. Megjithëse Murkowski nga Alaska ka thënë që Trump duhet të shkojë dhe Ben Sasse nga Nebraska ka treguar gjithashtu mbështetje për fajësimin, një shumicë e tillë duket e pamundur.

Të ngjashme