BE-ja i bën thirrje Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka nxitur fuqishëm Iranin që ta ndryshojë vendimin e tij për të rritur nivelin e pasurimit me uraniumin përtej asaj që lejohet nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015.

Zëdhënësja Maja Kocijançiç tha se blloku ishte jashtëzakonisht i shqetësuar pasi Irani njoftoi se po prodhonte materiale me një pastërti të paligjshme prej 4.5%.

Krerët evropianë druajnë se kjo mund të përshpejtojë zhvillimin e mundshëm të një arme bërthamore – diçka që Irani mohon ta ketë për synim.

Irani ka thënë se është duke iu përgjigjur sanksioneve që SHBA-ja ka rivendosur vitin e kaluar.

Ky vend gjithashtu ka akuzuar fuqitë evropiane për dështimin në mbrojtjen e ekonomisë së tij nga efektet e sanksioneve dhe këmbënguli që veprimet e yij janë në përputhje me marrëveshjen.

Të ngjashme