Biden pritet të përmbysë edhe këtë shtet ku po udhëheq Trump

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i demokratëve për president të SHBA’së, Joe Biden, pritet që të përmbysë rezultatin edhe në një shtet tjetër ndaj kandidatit të tij Donald Trump.

Pasi e riktheu rezultatin në shtetin e Michiganit, shtet ku Trump ishte në epërsi, tani Biden pritet që të kthejë rezultatin edhe në shtetin e Gjeorgjisë.

Trump po prin në këtë shtet për momentin me rreth 80 mijë vota më shumë se sa Biden, kur kanë mbetur edhe më shumë se 200 mijë vota për tu numëruar, shkruan GazetaExpress.

Gjithsesi, vendvotimet ku pritet që të numërohen votat tradicionalisht kanë votuar për demokratët dhe sipas ekspertëve parashihet që të arrihet përsëri një përmbysje.

Të ngjashme