Bill English emërohet kryeministër i Zelandës së Re

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 10:47 | Nga

Ministri i Financave i Zelandës së Re, Bill Esnglish, do të betohet sot si kryeministri i 39-të i vendit, pasi kolegët e vet e zgjodhën atë si lider të ri të qeverisë.

Pesëdhjetë e katër vjeçari, dikur bujk, doli fitues nga një takim i Partisë Nacionaliste konservatore.

Dy kandidatët e tjerë për kryeministër u tërhoqën javën që shkoi pasi English fitoi më shumë përkrahje se ata.

Emërimi i tij kryeministër vjen pasi John Key dha dorëheqje para një jave, pas plot tetë viteve në postin e kryeministrit.

Dorëheqja e tij e kishte tronditur vendin, por ai shpjegoi se për çështje familjare iu ishte dashur të tërhiqej.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme