CNN filmon në kampin e xhihadistëve, zbulon një detaj shqetësues

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 10:04 | Nga

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, CNN ka publikuar së fundi një reportazh, ku tregon se si përgatiten për luftë xhihadistët e “Shtetit Islamik”.

Stafi i CNN-it ka arritur të filmojë brenda një kampi xhihadistësh, por nga pamjet duket dhe një detaj, i cili i ka shpëtuar vëmendjes së shumicës së shikuesve.

Në nisje të videos, teksa tregohen disa çadra ku qëndrojnë dhe stërviten xhihadistë, mbi to mund të shihet fare qartë e stampuar logoja “US”,

Aktualisht nuk dihet nëse ky detaj i ka shpëtuar stafit të gjigantit televiziv amerikan, apo është lënë aty qëllimisht për të treguar diçka më tepër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme