Coronavirusi në Itali, përgjysmohet numri i rasteve të reja ditore

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Është paraqitur më e përmirësuar situata nga pandemia e koronavirusit në Itali.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e orët e fundit është reduktuar në 2800 nga 120 mijë testime të kryera.

36 persona të tjerë humbën jetën nga virusi vdekjeprurës nga 34 që ishin të dielën, për një total që arrin në 129 mijë e 955.

Në terapitë intensive në mbarë vendin janë të shtruar 563 pacientë, ndërkohë që të shëruarit në 24 orë numërohen 4186.

Të ngjashme