Deputeti francez pritet me ovacione në rikthimin në punë pas një muaji të kaluar në komë shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Parlamentarët francezë e kanë pritur me ovacione sot një deputet që është rikthyer në punë për herë të parë që kur rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe kaloi një muaj në komë si pasojë e kësaj, shkruan Reuters. 

Kryeparlamentari, Richard Ferrand, i ka thënë deputetëve se po ia binën Jean-Luc Reitzerit, që ishte shtrirë në spital në mars dhe kaloi dy muaj e gjysmë në spital duke u trajtuar për efektet e virusit. Madje ai kishte qëndruar në komë një muaj.

Anëtarët e Parlamentit u ngritën në këmbë dhe aplauduan Reitzerin, derisa bëri rrugën deri te mikrofoni për fjalimin.

“Faleminderit, jam i prekur”, ka thënë ai.

Reitzer ka qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1988 dhe është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Les Republicains.

Të ngjashme