Dramë në Jordani, një seri shpërthimesh të fuqishme në depot e municionit të ushtrisë amerikane

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Në Jordani ka ndodhur një seri e shpërthimeve të fuqishme në depon e armëve të ushtrisë amerikane në shkretëtirën në afërsi të qytetit Zarka, e besohet se një lidhje e shkurtër e energjisë elektrike i ka shkaktuar shpërthimet.

Siç raporton Reuters, deri më tani nuk raportohet për viktima të mundshme, kurse në këtë rajon janë të vendosura disa baza të ushtrisë amerikane që janë ndërtuar në vitin 2018, dhe që konsiderohen si shtab për logjistikë dhe furnizime gjatë operacioneve ushtarake në Siri, transmeton Telegrafi.

“Hetimet preliminare tregojnë se shpërthimet janë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër e energjisë elektrike në depot e ushtrisë, që gjenden në një rajon të izoluar dhe të pabanuar që mbikëqyret nga kamerat e sigurisë”, thuhet në kumtesën e qeverisë jordaneze.

Siç raportojnë mediat lokale një zjarr i madh ka ndriçuar shkretëtirën dhe qiellin, dhe shpërthimi mund të shihet nga kryeqyteti i Jordanisë – në një rreze prej 35 kilometrave.

Të ngjashme