Dy milionë civilë përballen me mungesë uji në Aleppo

Aleppo | 12 Shk 2017 | 19:37 | Nga

Aleppo qe 40 ditë ka probleme me ujin e pijshëm. Qyteti është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assadit dhe të grupeve të huaja terroriste pro regjimit, raporton AA përcjellë Klan Kosova.

Problemet me mungesën e ujit në qytetin e Halepit ende vazhdojnë pasi që, pas kryerjes së evakuimit në lindje të Halepit në dhjetor të vitit të kaluar, kontrolli i qendrës së qytetit kaloi në duart e forcave të Asadit dhe grupeve të huaja terroriste pro regjimit.

Sipas burimeve lokale, forcat e regjimit ka 40 ditë që nuk e shpërndajnë ujin nëpër lagjet e qytetit, përkrah asaj që e kontrollojnë stacionin për shpërndarje të ujit “Sulejman el-Halebi”.

Më tej thuhet se edhe pse 2 milionë banorë civilë kanë mungesë të ujit, autoritetet e regjimit në Halep, duke sajuar arsyetime të ndryshme, nuk sjellin asnjë zgjidhje në lidhje me këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme