Edhe kozmonautët rusë i gëzohen kapjes së qytetit ukrainas

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kozmonautët rusë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kanë festuar kapjen nga Rusia të rajonit lindor të Ukrainës të Luhansk.

Roscosmos, agjencia ruse e hapësirës, e përshkroi kapjen e rajonit të Luhansk nga Moska si “një ditë çlirimi për të festuar si në Tokë ashtu edhe në hapësirë”, raporton Al Jazeera.

Agjencia postoi foto të kozmonautëve Oleg Artemyev, Denis Matveev dhe Sergei Korsakov duke buzëqeshur teksa mbanin flamujt e përfaqësuesve të Rusisë në Ukrainën lindore, Republikën e vetëshpallur Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetsk.

“Kjo është një ditë e shumëpritur që banorët e zonave të pushtuara të rajonit të Luhansk e kishin pritur tetë vjet,” shkroi Roscosmos në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Të ngjashme