Ekstremistët shtojnë thirrjet për dhunë në ShBA para inaugurimit të Bidenit

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Disa javë para shpërthimit të dhunës nga përkrahësit e presidentit amerikan në largim, Donald Trump, shenjat paralajmëruese ishin të qarta: postime nga grupet e urrejtjes dhe provokuesit e së djathtës që synojnë luftë civile, vdekja e ligjvënësve të lartë dhe sulmet ndaj sundimit të ligjit.

Tani, pas rezultatit të dhunës, vendi po mundohet t’i kuptojë trazirat që lanë pesë të vdekur, përfshirë një polic. Ekspertët paralajmërojnë se thirrjet për dhunë vetëm sa janë shtuar para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Trumpi ose luftë. Sot. Kaq thjesht”, “nëse nuk dini si të gjuani (me armë), duhet të mësoni, tani”, “do t’i sulmojmë ndërtesat qeveritare, do të vrasim policë, do të vrasim roja, do të vrasim punëtorë dhe agjentë federalë dhe do të kërkojmë rinumërim”. Këto janë disa nga kërcënimet e grupeve të dhunshme.

Tani janë shtuar shqetësimet për sigurinë para inaugurimit të Bidenit. John Scott-Railton, hulumtues në “Citiezn Lab”, grup në Universitetin e Torontos që merret me vëzhgimin e sigurisë kibernetike, thotë se është tmerrësisht i shqetësuar për procesin e inaugurimit.

“Përderisa publiku i gjerë u tmerrua nga ajo që ndodhi të mërkurën, në kënde të caktuara të së djathtës, ajo që ndodhi u pa si sukses”, tha ai për televizionin CNN.

Disa organizata që i vëzhgonjë shenjat e ekstremizmit në internt lëshuan paralajmërime para shpërthimit të dhunës. Më 4 janar, një organizatë paralajmëroi se protesta e 6 janarit mund të shoqërohej me dhunë.

Sidoqoftë, autoritetet për sundimin e ligjit u zunë në befasi. Zyrtarët federalë thonë se nuk prisnin që do të ndodhte rrethimi i ndërtesës. “Nuk ka pasur të dhëna të inteligjencës se do të ketë depërtim në Capitol”, tha komandanti i policisë në Uashington, Robert Contee.

Të ngjashme