Erdogan: Operacioni ushtarak i Turqisë në Siri do të vazhdojë edhe në Raqqa

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 13:37 | Nga

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë sot se synimi përfundimtar i inkursionit të ushtrisë turke në Siri është jo vetëm për ta marrë kontrollin nga ISIS-i në qytetin al-Bab, por për ta spastruar nga xhihadistët kufirin rajonal përfshirë edhe Raqqan.

“Synimi përfundimtar është për t’i spastruar një zonë 5.000 kilometra katror,” ka thënë Erdogan sot në një konferencë për media para se të nisej për një vizitë zyrtare në Bahrain, Arabi Saudite dhe Katar.

Ka kohë që Turqia e përkrah politiken për “zonë të sigurt” në veri të Sirisë që është spastruar prej militantëve të Shtetit Islamik dhe milicisë kurde, YPG, por thotë se një zonë e tillë duket të mbahet nën kontroll nga një zonë ku nuk lejohen fluturimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme