Festivali i baltës në Korenë e Jugut (Video)

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 19:40 | Nga

Në festivalin e baltës nuk ka kufizime, mund të ndotësh sa të duash. Këtë moment çlirimi e kanë shijuar pa masë pjesëmarrësit e festës së organizuar si për çdo vit në qytetin bregdetar Borjeong të Koresë së Jugut, të ndodhur rreth 190 km në jug-perëndim të Seulit.

Me mijëra vetë kanë vërshuar në zonë gati për t’u bërë pis, ndërsa festivali llogaritet të ketë tërhequr vitin e kaluar gati 4 milionë vetë, përfshirë 439 mijë të huaj.

Njerëzit lëshohen në kënaqësinë e zhytjes në baltë, por aty ka dhe shumë lojra, burgje balte, siç i quajnë organizatorët dhe mini-arena mundjeje. Festivali zgjat deri më datë 30 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme