Forcat siriane vrasin 82 civilë

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 11:42 | Nga

Forcat siriane pro qeverisë janë futur nëpër shtëpi në lindje të qytetit Aleppo dhe kanë vrarë civilët brenda këtyre shtëpive, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ka deklaruar OKB-ja.

Zyra për të drejtat e njeriut në OKB, ka deklaruar që ka dëshmi të besueshme që në katër zona 82 civilë janë vrarë në vend.

Një zëdhënës ka thënë që në Aleppo po shihet një shkatërrim total i humanitetit.

Ndërsa rebelët që kanë pasur nën kontroll lindjen e qytetit janë në prag të humbjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme