Franca krijon Gardën Kombëtare për sigurinë ndaj sulmeve ekstremiste

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 16:46 | Nga

Qeveria e Francës e ka aprovuar sot një dekret për krijimin e Gardës Kombëtare për të rritur sigurinë kundër sulmeve ekstremiste nëpër vend.
Kabineti e ka aprovuar këtë masë gjatë takimin javor që u mbajt sot.

Garda, e cila pritet t’i ketë 84 mijë anëtarë deri në vitin 2018, është një version i ri i zgjeruar i forcave ekzistuese rezervë.

Pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, vitin e kaluar, presidenti francez, Farncois Hollande, propozoi krijimin e një force për t’i përfshirë edhe qytetarët të cilët shprehin vullnetin për t’u përfshirë në shërbim të vendit.

Ndërkohë, ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se krijimin i Gardës Kombëtare është përgjigje ndaj nevojës për adaptimin e shoqërisë dhe strategjisë mbrojtëse të Francës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme