Gazetarja e vrarë e Al Jazeeras varroset në Jerusalem mes tensionesh

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë e varrimit të gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, që u vra në fillim të kësaj jave, duke mbuluar një ushtarak në Bregun Perëndimor të okupuar. Siç raporton Al Jazeera duke cituar dëshmitarët, atë e vranë forcat izraelite.

Policia përfundimisht e lejoi familjen që ta çonte arkivolin në një kishë katolike në Qytetin e Vjetër, e cila ishte e mbushur me njerëz. Paraprakisht, policia e mbylli spitalin dhe hodhi gaz lotsjellës në një numër të madh protestuesish, të cilit mbanin edhe flamuj palestinezë në duar dhe brohorisnin “Palestinë, Palestinë”.

Al Jazeera raportoi gjithashtu se policia izraelite ka rrahur njerëzit që morën pjesë në varrimin e saj.

Në disa vende të botës u përkujtua gazetarja Abu Akleh. Në Somali, gazetarët marshuan rrugëve me fotografinë e saj, ndërkaq në Berlin të Gjermanisë u mbajt një tubim në kujtim të saj, por policia gjermane ka ndaluar atë. Tubimi në kujtim të saj ishte organizuar nga Jüdische Stimme, një grup hebre që mbështet të drejtat palestineze. Por policia, siç raporton Al Jazeera, i tha grupit se ngjarja përkoi në kohën kur policia e Berlinit kishte marrë vendim që të mos lejonte protestat e palestinezëve në prag të Ditës Nakba (katastrofë), e cila shënohet në kujtim të eksodit palestinez. Autoritet e Berlinit më herët kanë thënë se vendimin për të mos lejuar shënimin e kësaj dite e morën me synimin që të parandalojnë veprimet e dhunshme dhe këndimet anti-semitike.

Të ngjashme