Gjashtë të vdekur dhe 26 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Nepal

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në Nepal kanë humbur jetën gjashtë persona teksa 26 të tjerë janë zhdukur.

Në një deklaratë nga qeveria e Nepalit thuhet se shirat kanë shkaktuar përmbytje në 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu, shkruan Anadolu.

Në punimet e shpëtimit të filluara në rajonin ku shtëpitë kanë mbetur nën dhe u gjetën trupat e pajetë të 6 personave dhe 26 të tjerë janë të zhdukur.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.

Të ngjashme