Gjendet e vdekur një grua në Colorado, u sulmua nga një grup arinjsh

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Trupi i pajetë i një 39-vjeçareje u gjet në një zonë rurale në Colorado, ku zyrtarët thonë se ajo ra pre e një sulmi nga grup arinjsh. Trupin e gjeti i dashuri i saj, ku thuhet se ajo kishte dalë me qentë për të ecur në mal, derisa kishte hasur në arinjtë e zonës.

Afër vendit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja u panë tri arinj, një e rritur dhe dy më të vegjël, shkruan NYTimes.

“Një sulm nga një ari i rrezikshëm nuk është diçka që duhet lejuar të ndodhë në këtë zonë”, tha Jason Clay, zëdhënës i parkut të Colorados, në SHBA.

Gruaja që nuk është identifikuar, thuhet se kishte dalë me qentë e saj, ndërsa në mbrëmje, i dashuri i saj kishte nisur dyshimet për mungesën e tyre. Autoritetet thanë se zyrtarët e botës së egër të Colorados gjetën mbetje njerëzor në stomakun e ariut të rritur.

Të ngjashme