‘Halofenemi’ që u shfaq nga të ftohtit në Suedi

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 12:48 | Nga

Qytetarët e Malmberget, qytet në veri të Suedisë, kanë pasur rastin të shohin një fenomen interesant meteorologjik, i njohur me emrin “halofenomeni”.

Ky fenomen është i rëndomtë në vende ku temperaturat bien nën 20 gradë celsius për një kohë më të gjatë.

Banorët kanë treguar se në Malmberget, gjatë javës temperaturat kanë qenë vazhdimisht në minus 30 gradë celsius.

Ky fenomen ndodh kur në ajër krijohen shumë kristale të cilat e përthejnë dritën dhe krijohet një rreth (alo) dhe drita përthehet më pas e shpërndahet në të gjitha drejtimet.

Por meteorologu Peterik Aberg, thotë se ky fenomen nuk është i pazakontë.

“Në fakt është mjaft e zakonshme. Mjafton të kemi kristale akulli në re dhe menjëherë do ta shihni këtë pamje në qiell. Ndodh shpesh por mund të vërehet nganjëherë më pak. Ka raste të shumta që kjo ka ndodhur por njerëzit nuk e kanë vërejtur”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme