Hapet zjarr mbi autokolonën, ministri i mbijeton atentatit

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashaga i mbijetoi një atentati në kryeqytetin Tripoli sot, raportojnë agjencitë botërore.

Sipas Reuters, sulmuesit e armatosur hapën zjarr mbi një autokolonë automjetesh në të cilat ishte ministri, i cili, megjithatë, mbeti i palënduar.

Karvani po lëvizte nëpër Tripoli pasi Bashaga vizitoi Kompaninë Kombëtare të Naftës dhe selinë e forcave të sigurisë.

Të ngjashme