Hungaria pritet ta marrë komandën e KFOR-it në nëntor

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka thënë se është planifikuar që Hungaria ta marrë komandën e KFOR në Kosovë në nëntor.

Ai tha në Bruksel se roli i Hungarisë në NATO është më i rëndësishëm se kurrë më parë, raporton portali Hungary Today.

Szijjarto tha në një konferencë shtypi në Bruksel se Hungaria është planifikuar të marrë udhëheqjen e KFOR-it, operacionin e NATO-s në Kosovë dhe operacionin më të madh të aleancës në tokë, në nëntor.

“Hungaria ka rritur numrin e trupave të saj në 500 ushtarë në Kosovë dhe është zotuar të koordinojë vaksinimin e stafit të KFOR-it kundër koronavirusit”, tha ai.

Ndërkohë, ajo po siguron ventilator për “partnerët e saj në lindje dhe jug” përmes fondit të NATO-s për ndihmën ndaj koronavirusit, transmeton Klankosova.tv.

“Hungaria do të luajë gjithashtu një rol udhëheqës në një operacion të përbashkët të mbrojtjes ajrore në vendet Balltike vitin e ardhshëm”, shtoi ministri hungarez.

Të ngjashme