India regjistron rekord të rasteve të reja me COVID-19

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

India ka regjistruar më tepër se 57 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë ditore deri më tash, shkruan BBC.

Është dita e tretë rresht që India ka regjistruar më tepër se 50 mijë raste të reja me COVID-19. Maharashta është vendi më i prekur. Por, po ka edhe rritje të shpejtë të rasteve në pjesë tjera, si Andhra Pradesh, Telangana dhe Assam.

Programi i testimit në Indi është zgjeruar, por po hetohen rastet se në qytetin Pune në korrik, qindra raste të dyshuara nuk janë shtuar në shifrat zyrtare, pasi nuk janë bërë testime.

Në Indi në total janë regjistruar mbi 1.7 milionë raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 36.562.

Të ngjashme