Institucionet kulturore në Gjermani në betejë kundër censurës nga Izraeli

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Artistët izraelitë i kanë bërë thirrje autoriteteve gjermane që të refuzojnë kërkesën e Jerusalemit që të ndërpresë fondet për institucionet kritike ndaj Izraelit, përfshirë Muzeun e Hebrenjve në Berlin dhe festivalin e njohur të filmit në qytet, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas mediave gjermane, vetë kryeministri Benjamin Netanyahu ia ka dorëzuar kërkesën kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës që ajo pati në muajin tetor.

Kërkesa është bërë në formë të letrës shtatë faqe të panënshkruar nga Qeveria izraelite, e cila fillimisht ishte publikuar në dhjetor në të përditshmen gjermane “Die Tagezeitung”, e cila anon nga krahu i majtë. Letra vjen si ankesë për fondet shtetërore që jep Gjermania për dhjetëra organizata, përfshirë fondacionet politike dhe grupet humanitare që operojnë në territorin e Palestinës.

Në mesin e organizatave të përmendura në letër, është revista politike izraelite “+972”, autorët e së cilës “rregullisht e akuzojnë Izraelin për aparteid”; organizata humanitare evangjeliste “Bread for the World” që mbështet iniciativat siç është Koalicioni i Grave për Paqe që mbështet kampanjat e bojkotit kundër Izraelit; dhe festivali ndërkombëtar i filmit “Berlinale”, që rregullisht ka mirëpritur si mysafirë mbështetës të lëvizjes “Bojkot, Shpronësim, Sanksione” (BDS).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme