Itali: 361 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste me Covid-19

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Itali bëri me dije se 361 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 78,755 viktima që nga fillimi i pandemisë.

18, 627 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve në Itali.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid.

Të ngjashme