Italia mund të bëhet shteti i parë në Evropë që ua kërkon punëtorëve vaksinat kundër COVID-19

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Italia është duke planifikuar të bëhet shteti i parë në Evropë që do t’ua kërkojë vaksinat kundër COVID-19 të gjithë punonjësve, qoftë të sektorit privat apo publik.

Qeveria e Italisë ka prezentuar një draft-propozim, i cili do të hyjë në funksion nga tetori, ku do të kenë vaksina digjitale të gjithë punonjësit.

Ky projekt synon që të përmirësohet shifra e personave që e marrin vaksinën kundër COVID-19,  po ashtu edhe do të zvogëlohet shkalla e infeksioneve nga koronavirusi.

Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19,ose janë duke u shëruar nga koronavirusi, ose që kanë rezultat negativë për virusin kundër COVID-19, shkruan Euronews

Të ngjashme